Dështon “atentati” i presidentit bjellorus ndaj Putin

Publikuar tek: bota, më 20:04 13-02-2015 Dështon “atentati” i presidentit bjellorus ndaj Putin

Vëmendja e mediave gjatë bisedimeve që zhvilloheshin në Minsk midis Rusisë dhe Ukrainës ishte tepër e madhe, duke fiksuar çdo detaj apo lëvizje të pjesëmarrësve në takim.

Mediave nuk i ka shpëtuar as kjo gafë e presidentit bjellorus Alexander Lukashenko ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin.

Në një video të publikuar në youtube shihet se në momentin kur Putin po ulej në karrige, Lukashenko e tërheq atë duke rrezikuar ta rrëzojë në tokë liderin rus.

Këtë veprim Lukashenko e ka bërë dy here, por Putin tregohet i shpejtë në lëvizje duke i shpëtuar këtij “atentati”.

Nga videoja nuk mund të themi nëse presidenti bjellorus e kishte për qëllim apo jo të rrëzonte Putinin. 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011170148849487
array(1) { ["section"]=> string(56) "deshton-atentati-i-presidentit-bjellorus-ndaj-putin-3270" }