Dështon dëgjesa në Komision me gazetarët e “Publicus”, Pollo: U terrorizua stafi i Kuvendit

Publikuar tek: politike, më 13:25 16-11-2016 Dështon dëgjesa në Komision me gazetarët e “Publicus”, Pollo: U terrorizua stafi i Kuvendit

Ka dështuar sot mbledhja e Komisionit të Medias ku ishte parashikuar të dëgjoheshin dëshmitë e grupit të gazetarëve “Publicus”, i cili u mbyll pas investigimit për landfillin e Sharrës.

Ganc Pollo nga PD tha se deputetët e mazhorancës bojkotuan mbledhjen dhe terrorizuan stafin e Kuvendit për të mos hapur mikrofonat.

Reagimi i Genc Pollos:

Në mbledhjen e Komisionit sot kishim planifikuar dëgjesë me grupin Pubblicus dhe me Shoqatën e Gazetarëve profesionistë, të cilët zbuluan korrupsionin dhe abuzimin në landfillin e Sharrës, ku një adoleshent gjeti vdekjen dhe gjë për të cilën humbën vendin e punës, humbën kontatën, njësoj si zonja Alida Tota, drejtoreshë e lajmeve në A1 Neës. Kishim rënë dakort që të bënim dëgjesën për këtë çështje. Sot përsëri ndodhi i njëjti skenar i shëmtuar, kësaj rradhe me bojkot të deputetëve të Partisë Socialiste dhe duke terrorizuar stafin e duke mos lejuar çeljen e mikrofonit. Ne mendojmë se i bëjmë vendit shërbimin më të mirë, nëse e mbajmë këtë dëgjesë, ashtu siç mbajtëm dëgjesën me Alida Totën. Dhe vendimi i ligjshëm i këtij Komisioni është që kjo çështje të zbardhet dhe të hënën në orën 10.00 pika e parë e rendit të ditës do të jetë vetëm dëgjesa me grupin “Pubblicus” dhe me Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë. Ditën e hënë ju ftojmë të gjithëve si media të jeni të pranishëm, pasi është për fjalën tuaj, është për të drejtën tuaj dhe është përtej lirisë së medias në këtë vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023147106170654
array(1) { ["section"]=> string(93) "deshton-degjesa-ne-komision-me-gazetaret-e-publicus-pollo-u-terrorizua-stafi-i-kuvendit-59687" }