Dështon keq prezantimi i makinës “blindato” të Elon Musk, i thyhen xhamat gjatë provës në skenë (Video)

Publikuar tek: bota, më 21:12 22-11-2019 Dështon keq prezantimi i makinës “blindato” të Elon Musk, i thyhen xhamat gjatë provës në skenë (Video) Elon Musk prezanton makinën Cybertruck

Elon Musk ka prezantuar sot makinë e re elektrike të kompanisë të quajtur Cybertruck.

Makina, që në pajme ngjan si një mjet ushtarak disi post-apokaliptik, ka disa specifika interesante. Sipas Musk ajo mund të mbajë një ngarkesë deri në 1,587 kilogram, të tërheqë një ngarkesë deri në 6,350 kilogram, sustacione adaprive me ajër si dhe mund të kryejë 320 km, 480 km dhe 800 kilometra me një karikim të vetëm në varësi të modelit.

Makina do të jetë në shitje për 50 mijë dollarë nga modeli më i thjeshtë, deri në 70 mijë dollarë për versionin me 3 motorë dhe 4 rota aktive.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar sipas planit gjatë prezantimit në skenë. Makina është qëlluar në xhamin e shoferit me një sferë metalike për të treguar se janë të blinduara, por sfera ka arritur të thyejë xhamin. Edhe pse e provuan sërish në xhamin tjetër, doli po i njëjti rezultat.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat dhe humori me këtë episod.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012891054153442
array(1) { ["section"]=> string(105) "deshton-keq-prezantimi-i-makines-blindato-te-elon-musk-i-thyhen-xhamat-gjate-proves-ne-skene-video-186857" }