Ka dështuar sërish seanca gjyqësore në Gykatën e Krimeve të Rënda ku ishte parashikuar ballafaqimi i biznesmenit Ylvi Beqja me grupin e dyshuar kriminal dhe Emiljano Shullazin.
Kjo është seanca e katërt që dështon dhe shkak janë bërë sërish avokatët e Shullazit të cilët kanë braktisur sallën.
Biznesmeni Ylvi Beqja është personi i vetëm që ka pranuar të dëshmojë kundër bandës së Shullazit për shantazh, kërcënime dhe gjobëvënie ndaj tij.