Ka dështuar sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ishte parashikuar ballafaqimi i biznesmenit Ylvi Beqja me grupin e dyshuar kriminal dhe Emiliano Shullazit.
Bëhet me dije se kjo është seanca e pestë që dështon dhe shkak këtë herë është bërë Gilmando Dani i cili nuk ka zgjedhur ende avokatin.
Biznesmeni Ylvi Beqja është personi i vetëm që ka pranuar të dëshmojë kundër Shullazit për shantazh, kërcënime dhe gjobëvënie ndaj tij.