Dështon Prokuroria e Krimeve të Rënda: Bllofi i arrestimeve të bujshme në Vlorë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 06-02-2017
VIDEO AUDIO by newsbomb-al

Vlora është kthyer sërish në epiqëndër të arrestimeve te bujshme, me përfshirjen në narkotrafik të efektivëve të policisë dhe grupeve kriminale sipas prokurorisë, të mirëorganizuar.

Arrestimi i të premtes së 3 shkurtit i shefit të shefit të rendit në Vlorë Haki Hasabegaj është tentuar të lidhet me arrestimet e datës 4 tetor, ku policia shpalli në kërkim agjentin e antikrimit ekonomik në policinë e Vlorës Renaldo Avduli, i cili dyshohet se ishte pronari i dy parcelave me kanabis. Nga përgjimet telefonike rezulton se Avduli ka dekonspiruar aksionet e policisë në zonën ku ishin mbjellë parcelat me kanabis.

Në këtë aktivitet sipas prokurorisë ishin implikuar shtetasit :Taulant Haxhiraj, nipi i tij 18 vjec Xh.B, Shkelqim Kociaj, Arjan Hasanaj, Klajdi Imeri dhe Albert Aliaj.

Sipas hetimeve që prej tetorit e deri tani ka rezultuar se Albert Aliaj ka pranuar se ishte punëtor në parcelat ku kultivohej kanabis, pa pranuar të japë detaje, ndërsa një ditë pas arrestimit të shefit të rendit, si pronar i këtyre parcelave është arrestuar Musa Bedini.

Aliaj u la i lirë 48 orë pas arrestimit, pavarësisht përgjimeve telefonike prokuroria nuk ka mundur të implikojë në këtë ngjarje as Klajdi Imerin, i cili pas 20 ditëve qëndrim në qeli, është lënë i lirë pasi rezultonte i papërfshirë në aktivitetin e trafikimit të 26 tonëve kanabis.

Përsëri mungesa e provave liroi në muajin dhjetor 18-vjeçarin Xh.B, i cili u bë pjesë e arrestimeve te bujshme të tetorit në oborrin e shkollës.

Aktualisht në qelinë e burgut 302 të sigurisë së lartë në pritje të përfundimit të hetimeve të prokurorisë gjënden Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Kociaj dhe Arjan Hasanaj, të cilët në seancat e njohjes me akuzat nuk kanë pranuar përfshirjen në kultivimin e lëndëve narkotike në fshatrat Vezhdanisht, Treblovë dhe Vranisht duke pretenduar se kjo është lehtësisht e verifikueshme nga lokalizimi i telefonave.

Pikërisht për të njëjtat parcela u arrestua Musa Bedini, i cili nga përgjimet telefonike rezultoi se është ky që ka bashkëpunuar me shefin e rendit të Vlorës, Haki Hasabegaj dhe agjentin e anti krimit ekonomik ende në kërkim Renaldo Avduli.

Në videon e kamerave të sigurisë së Barit ku u arrestuan Haxhiraj, Kociaj, Hasanaj dhe 3 shtetasit e tjerë tashmë të liruar, dëgjohet qartë komunikimi mes efektivëve të prokurorisë së krimeve të rënda të cilët i drejtohen shefit të tyre me frazën:

"Boll morëm? Jo -përgjigjet ai, “Merr dhe ca ...”, duke dëshmuar qartazi se kanë qënë aty në një aksion të urdhëruar pa ide të qartë se cilët ishin personat e përfshirë në trafik.

Ndërkohë Haxhiraj, Kociaj dhe Hasanaj mbahen ende në qelitë e burgut të Krimeve të Rënda me shpresën e gjetjes së ndonjë prove që mund t’i implikojë me çështjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrezikojnë përplasjen tragetet në Vlorë, “Bridge” shkëputet nga kalata dhe shkon te “Red Stars” (VIDEO)
Viola Spiro rikthehet në ekran, ja ku mund ta shihni »
Article Logic
Execution time: 0.010862112045288
array(1) { ["section"]=> string(90) "deshton-prokuroria-e-krimeve-te-renda-bllofi-i-arrestimeve-te-bujshme-ne-vlore-video-67897" }