Ishte parashikuar të zhvillohej sot seanca nç Gjykatën e Krimeve të Rënda e ballafaqimit të dëshmitarit të mbrojtur me të pandehurit, mes të cilëve edhe Emiljano Shullazi.
Biznesmeni Ylvi Beqja, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, do të dëshmonte për shantazhin, gjobëvënien dhe kërcënimet, por avokatët e të pandehurve kanë braktisur sallën duke e cilësuar gjykatën si të njëanshme dhe kanë kërkuar përjashtimin e tyre.
Sipas avokatëve seanca nuk duhej të zhvillohej për shkak se vendimi për mungesë të sigurisë së dëshmitarit është ankimuar.