Dështon sërish Boris Johnson, s’ka zgjedhje të parakohshme në Britani

Publikuar tek: bota, më 12:11 10-09-2019 Dështon sërish Boris Johnson, s’ka zgjedhje të parakohshme në Britani

Dështon kërkesa e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme.

Deputetët kanë kundërshtuar përsëri thirrjet e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme, pasi punimet e Parlamentit janë pezulluar për 5 javë, deri më 14 tetor.

293 deputetë votuan pro mocionit të kryeministrit për zgjedhje të parakohshme, shumë më pak se numri që duhej.

Ndërkohë më parë, deputetët e opozitës konfirmuan se nuk do të mbështesin një votim në tetor, duke këmbëngulur se duhet të zbatohet një ligj që bllokon një Brexit pa marrëveshje.

BBC raporton se një grup deputetësh e kundërshtuan këtë duke krijuar një situatë të tensionuar në Dhomën e Komunave në Parlamentin britanik.

Nga ana tjetër, kryeministri Boris Johnson tha se qeveria do të përdorte kohën kur Parlamenti ishte pezulluar në favor të tij për të vazhduar me negociatat për një marrëveshje me BE.

"Pavarësisht se sa pajisje shpik ky Parlament për të lidhur duart e mia, unë do të përpiqem të marr një marrëveshje në interesin kombëtar," tha ai, ndërsa shtoi se “kjo qeveri nuk do të vonojë më tej Brexit."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070130825042725
array(1) { ["section"]=> string(75) "deshton-serish-boris-johnson-s-ka-zgjedhje-te-parakohshme-ne-britani-177937" }