DËSHTON sërish seanca në Apel për Shullazin dhe bandën e tij, ja ARSYEJA

Publikuar tek: aktualitet, më 13:30 18-06-2019 DËSHTON sërish seanca në Apel për Shullazin dhe bandën e tij, ja ARSYEJA

Dështon sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.

Mësohet se seanca është shtyrë, pasi nuk është plotësuar ende trupa gjykuese.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 25 Qershor, ndërkohë në trupën gjykuese ndaj Shullazit kanë mbetur vetëm dy anëtarë.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, anëtari i bandës Gilmando Dani, kërkoi shjegim për asryen përse është kërcënuar gjyqtarja kryesuese e çështjes Saida Dollani, por seanca kaloi me tensione dhe 4 të pandehurit së bashku me avokatët mbrojtës braktisën sallën e gjyqit.

Pas kësaj banda e Shullazit kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, e cila ishte e përbërë nga Albana Boksi, Saida Dollanit dhe Valdete Hoxha.

Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Bashkë me të janë dënuar edhe grupi i tij, përfshirë edhe Gilmando Danin.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019366025924683
array(1) { ["section"]=> string(78) "deshton-serish-seanca-ne-apel-per-shullazin-dhe-banden-e-tij-ja-arsyeja-168700" }