Dështon Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Hahn: BE nuk hap negociatat

Publikuar tek: aktualitet, më 12:13 18-10-2019 Dështon Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Hahn: BE nuk hap negociatat Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen negociatat.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn, i cili shprehet i zhgënjyer nga ky vendim negativ.

Me tonë të ashpra Hahn thotë se BE duhet të bindë Ballkanin Perëndimor për seriozitetin e tij në çështjen e integrimit.

“Liderët nuk arritën të negocionin deri në angazhimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE. Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre i integrimit në Ballkanin Perëndimor

Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali shprese tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Siç u tha tashmë në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për BE. Për të refuzuar njohjen e përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”, shkruan Hahn në Twitter.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11599898338318
array(1) { ["section"]=> string(74) "deshton-shqiperia-dhe-maqedonia-e-veriut-hahn-be-nuk-hap-negociatat-182575" }