Dështon takimi Donald Trump-Kim Jong Un, Shtëpia e Bardhë: Nuk u arrit asnjë marrëveshje

Publikuar tek: bota, më 07:52 28-02-2019 Dështon takimi Donald Trump-Kim Jong Un, Shtëpia e Bardhë: Nuk u arrit asnjë marrëveshje

Takimi mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut ka dështuar. Shtëpia e Bardhë njofton se nuk u arrit asnjë marrëveshje.

"Asnjë marrëveshje nuk është arritur, por ekipet e tyre përkatëse shpresojnë të takohen në të ardhmen," shkroi në një deklaratë sekretarja e shtypit Sarah Sanders.

Të dy udhëheqësit u nisën nga Hotel Metropole, ku bisedimet u zhvilluan, rreth orës 13:30. kohë lokale, dje afërsisht katër orë e gjysmë pas fillimit të bisedimeve.

Ata u larguan pa marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët që fillimisht ishte përcaktuar më axhendë. Po ashtu mësohet se dy liderët nuk zhvilluan as drekën e përbashkët, që ishte planifikuar.

Qëllimi i këtij takimi ëishte për të përcaktuar rrugën drejt çnuklearizimit të Koresë së Veriut. Ky ishte takimi i dytë i liderëve, pas atij në Singapor, qershorin e vitit të kaluar i cilësuar si historik.

a27032734bdcb4a7b4c81bcaba3d1931_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076320171356201
array(1) { ["section"]=> string(93) "deshton-takimi-donald-trump-kim-jong-un-shtepia-e-bardhe-nuk-u-arrit-asnje-marreveshje-154541" }