Destinacioni turistik lider, europianët zgjedhin të preferuarin e tyre (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 08:13 11-10-2017 Destinacioni turistik lider, europianët zgjedhin të preferuarin e tyre (FOTO)

Për herë të parë, Portugalia ka fituar çmimin si “Destinacioni turistik lider në Europë” në World Travel Awards, për “diversitetin e peizazheve dhe shpirtin mikpritës të popullit portugez” në një konkurs përballë ish-fituesve si Greqia, Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra.

Fituesit e World Travel Awards bazohen në votat e profesionistëve të sektorit të udhëtimeve, të liderëve të sektorit dhe të turistëve.

Ndër të tjera, Portugalia ka fituar çmimet më të rëndësishme gjatë ceremonisë së mbajtur në Shën Petërburg, ndër të cilat “Porti i kroçerave lider në Europë” (Lisbona) , “Destinacioni kryesor ishullor europian” (Madeira), “Destinacioni kryesor bregdetar europian” (Algarve) dhe “Enti turistik lider në Europë” (Turismo de Portugal).

“Ka shumë më shumë në Portugali se sa plazhet e famshme të Algarve: kështjella dhe pallate mesjetarë në Sintra dhe Évora, peizazhe që të lënë pa frymë në Parque Natural Da Serra Da Estrela dhe plazhe të virgjëra të pandotur gjatë bregdetit të Alentejo”.

Sipas sekretares së Shtetit të Portugalisë për Turizmin, Ana Mendes Godinho, i gjithë vendi është një paketë e mrekullueshme që ia vlen ta vizitoni, një tregues i qartë që Portugalia është në rrugën e duhur.

Në shtatë muajt e këtij viti, rreth 7.1 milionë turistë qëndruan në hotelet e Portugalisë, 13 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Portugalia ka fituar 37 “Oscar” të turizmit, 13 më shumë krahasuar me vitin e kaluar, shkruan revista Monitor.

Më poshtë janë disa nga fituesit e tjerë të mëdhenj:

Kompania ajrore lider në Europë 2017: Turkish Airlines
Kompanitë kryesore ajrore low cost: Norvegjeze
Kompania ajrore lider në Afrikë: TAP Portugal
Kompania ajrore lider në Azi: British Airways
Kompania lider në Amerikën e Veriut: KLM-Royal Dutch Airlines
Kompania ajrore lider në Amerikën e Jugut: TAP Portugal
Hoteli Lider: Ciragan Palace Kempinski Istanbul
Boutique hotel lider në llojin e tij: Vila Joya, Portugali
Atraksioni kryesor turistik: Spike Island, Irlandë
Hoteli më romantik: Monte Santo Resort, Portugali
Destinacioni kryesor i qytetit: Shën Petërburg, Rusi

Fituesit e eventit do të marrin pjesë në Grand Final në World Travel Awards 2017 që do të zhvillohet më 10 dhjetor 2017 në Vietnam.

I themeluar në vitin 1993, World Travel Awards (WTA) zgjedh kandidatët në rang botëror nga mijëra profesionistë të sektorit. Ajo njeh dhe shpërblen përsosmërinë në të gjithë sektorët e industrisë së turizmit, duke ofruar një nga programet më prestigjiozë dhe gjithëpërfshirëse të çmimeve të udhëtimeve dhe turizmit, i njohur në të gjithë botën si shenjë dalluese e përsosmërisë industriale.

15cb8eefbe6749d58f7634999602852c--travel-packing-travel-usa.jpg

attractions1.jpg

Portugal-beach-660x420.jpg

cascais-front.jpg

maxresdefault.jpg

Think-Portugal-Porto-515672142-SeanPavonePhoto-copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr i rëndë mes shqiptarëve në Austri, përplasje makinash me qëllim
Dukesha Kate bën daljen e parë publike pas lajmit të shtatzanisë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012226104736328
array(1) { ["section"]=> string(80) "destinacioni-turistik-lider-europianet-zgjedhin-te-preferuarin-e-tyre-foto-95470" }