Detaje / Aksidenti tragjik në Korçë-Pogradec, në gjendje të rëndë dy motrat dhe shoferi

Publikuar tek: aktualitet, më 19:16 08-03-2017 Detaje / Aksidenti tragjik në Korçë-Pogradec, në gjendje të rëndë dy motrat dhe shoferi

Një aksident i rëndë është rregjistruar pasditen e së mërkurës në aksin nacional Pogradec- Korçë në afërsi të fshatit Gurishtë.

Një 35-vjeçare ka humbur jetën ndërsa 4 persona të tjerë të afërm me njëri-tjetrin janë plagosur rëndë si pasojë e daljes së mjetit nga rruga.

Sipas të dhënave mjeti renault me targa “KO 8946 A” ku udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga duke bërë përmbysur disa herë dhe për pasojë ka humbur jetën Etleva Sallo rreth 35 vjeç, pasagjere në mjet dhe ndodhet në gjendje të rëndë edhe një tjetër 30 vjeccare ndërsa të palgosur janë 3 persona të tjerë mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit.

Sipas të dhënave mjeti po udhëtonte me shpejtësi nga Korca në drejtim të Pogradecit ndërkohë që rreshjet e shiut dhe lagështira në rrugë kanë ndikuar në daljen e mjetit nga rruga.

Si pasojë e goditjes janë dëmtuar  Etleva Sallo, 35 vjeç, e cila ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital ndërsa janë plagosur Ledion Sallo drejtuesi i mjetit dhe 2 vajza të tjera, Elona dhe Valbona Sallo këto të dyja motra me njëra-tjetrën  ndërsa së bashku me ta udhëtonte edhe  Festime Pere e cila nuk dihet nëse kishte lidhje familjare me 4 personat e tjerë. Ndërkaq policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË/ Tre djem “tapë” në raki, "fluturojnë" me “Audi” në Vlorë, me urgjencë në spital
Shkrumbohet banesa e biznesmenit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme »
Article Logic
Execution time: 0.011276006698608
array(1) { ["section"]=> string(90) "detaje-aksidenti-tragjik-ne-korce-pogradec-ne-gjendje-te-rende-dy-motrat-dhe-shoferi-71237" }