DETAJE - Arrestohen 5 shqiptarë në Greqi, mes tyre dhe drejtuesi i grupit (Ja ku e kishin fshehur drogën)

Publikuar tek: rajon, më 20:12 31-07-2020 DETAJE - Arrestohen 5 shqiptarë në Greqi, mes tyre dhe drejtuesi i grupit (Ja ku e kishin fshehur drogën)

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga antidroga e Selanikut në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Mikonos.

U arrestua një shqiptar 40-vjeçar, drejtuesi i grupit dhe katër bashkëkombas të tij, të moshës 38, 37, 29 dhe 37 vjeç.

Operacioni filloi ditën e djeshme, ku u bë e mundur sekuestrimi i një makine e cila drejtohej nga një 38-vjeçar.

U sekuestrua gjithashtu dhe një sasi prej 733 gramë kokainë e cila ishte fshehur me kujdes brenda një materiali izolues të një stufe elektrike.

Në kërkimet që pasuan në shtëpitë ku personat e arrestuar jetonin dhe ishin në pronësi të tyre, u gjetën dhe u konfiskuan:

-10 telefona celularë,

-shuma prej 2350 euro, si origjinë nga trafikimi i drogës dhe

-2 fletore me shënime të shkruara me dorë.

soba.jpg

soba_pas.jpg

leke.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097260475158691
array(1) { ["section"]=> string(107) "detaje-arrestohen-5-shqiptare-ne-greqi-mes-tyre-dhe-drejtuesi-i-grupit-ja-ku-e-kishin-fshehur-drogen-215668" }