Megjithëse shuma e parave të grabitura sot teksa po transportoheshin drejt Rinasit është e paqartë, mendohet se mund të jenë mbi 2 milion euro.
Newsbomb.al mëson se në makinat e kompanisë “security” kanë qenë 8 thasë me para të cilat janë grabitur.
Deri tani policia ka shoqëruar 7 persona të cilët po merren në pyetje. 5 prej të shoqëruarve janë punonjës të kompanisë “security” që transportonte paratë me dy automjete jo të blinduara ndërsa 2 ptë shoqëruarit e tjerë janë dëshmitarë nga vendngjarja. /Newsbomb.al