DETAJE - Ktheu shtëpinë në fermë kanabisi, fqinjët ndjejnë erën dhe 'i bëjnë gropën' shqiptarit në Britani (FOTO-EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:59 03-08-2020 DETAJE - Ktheu shtëpinë në fermë kanabisi, fqinjët ndjejnë erën dhe 'i bëjnë gropën' shqiptarit në Britani (FOTO-EMRI) Pamje nga shtëpia e kanabisit

Një shqiptar i identifikuar si Leonard Vukcaj është arrestuar nga policia britanike pasi ktheu shtëpinë ku banonte në fermë kanabisi me vlerë mbi 100 mijë paund.

Komshinjtë vunë re që ai hynte dhe dilte shpesh nga aty, dhe era e fortë nuk mund të mos ndihej. Kështu ata lajmëruan policinë.

Dhomat kryesore ishin kthyer në dhoma ku rritej kanabisi, ilegalisht nga shqiptari Leonard Vukcaj, gjatë vizitave të herë pas hershme që bënte.

Oficerët bastisën shtëpinë në rrugën Hurst dhe gjetën një plantacion të harlisur me bimë që rriteshin deri në gjysmën e shtëpisë me ndihmën e ujitjes, dritave të montuara posaçërisht për të, gjë që zëvendësojnë diellin, dhe një sistem i cili shërbente për të larguar tymin.

Vukcaj ndodhej në Britani në mënyrë të paligjshme dhe përdorte dokumente false italiane dhe patentë shoferi të një burri italian.

LEO.png

41-vjeçari kishte rënë dakord që për 136 bimët që rriste do të merrte 1500 paund, të cilat kishte planifikuar t'ja dërgonte gruas së tij në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01156210899353
array(1) { ["section"]=> string(118) "detaje-ktheu-shtepine-ne-ferme-kanabisi-fqinjet-ndjejne-eren-dhe-i-bejne-gropen-shqiptarit-ne-britani-foto-emri-215969" }