DETAJE nga aksioni i forcave RENEA në Shkodër, kush janë kokat që iu vinin gjoba bizneseve

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 05-03-2017 DETAJE nga aksioni i forcave RENEA në Shkodër, kush janë kokat që iu vinin gjoba bizneseve

Aksioni i forcave RENEA, FNSH-­së dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës për arrestimin e Muhamet Licit dhe Abedin Bajraktarit u realizua në zonën turistike të Shirokës, teksa ata po drekonin.

Por efektivët e maskuar e të armatosur terrorizuan dhjetëra qytetarë të tjerë, të cilët kishin zgjedhur të kalonin fundjavën me familjen e fëmijët e tyre në të njëjtin lokal. Aksioni policor u realizua në një orë të drekës në një prej restoranteve më të frekuentuar në Shirokë dhe në një prej orareve që shënon pikun e ditës. “Në momentin e aksionit të ndërmarrë nga të gjitha forcat operacionale brenda restorantit ndodheshin një numër i konsiderueshëm personash, të cilët po drekonin në të njëjtin vend ku ndodheshin edhe dy shtetasit që u arrestuan”, u shprehën klientë që ndodhën në vendngjarje.

Ajo që bëhet e ditur është se brenda restorantit janë futur në mënyrë të qetë disa civilë, që fillimisht kanë studiuar tavolinën ku ndodheshin dy shtetasit që mendohet se kanë qenë edhe organizatorët e grupit të gjobëvënësve. Më pas, në vetëm pak minuta, rreth 40 forca të armatosura dhe të maskuara janë futur brenda restorantit. Të ndarë në dy grupe kanë bërë neutralizimin e menjëhershëm të objektivit të tyre, Muhamet Lici dhe Abedin Bajraktari. Në momentin kur efektivët kanë ndërhyrë, shtetasit e tjerë që po drekonin kanë pësuar një shok dhe janë frikësuar shkruan 'Panorama'. Një pjesë të tmerruar dhe pa ditur se çfarë po ndodhte janë shtrirë përtokë duke ulëritur. Më e tmerrshme ka qenë për fëmijët që kanë nisur të ulërinin. E gjithë skena ka zgjatur pak minuta. Muhamet Lici ka dalë hyrja veriore e restorantit nën shoqërimin e efektivëve, ndërsa shtetasi tjetër është tërhequr zvarrë nga ana jugore e restorantit sepse vendi ku ndodheshin ka disa hyrje të ndryshme dhe ndodhet në bregun e liqenit të Shkodrës. Pas arrestimit në mënyrë të beftë, sipas klientëve, është dashur që ambulanca e spitalit rajonal të Shkodrës të vijë disa herë te restoranti për të bërë transportimin në spital të 5 shtetasve, të cilëve u ra të fikët për shkak të asaj çfarë përjetuan, duke mos arritur që ta përballojnë emocionalisht.

Prej kohësh forcat e policisë kishin skeduar si grup të strukturuar kriminal 7 shtetasit të cilët u vunë në pranga dhe që akuzohen për gjobëvënie ndaj tregtarëve në Shkodër. Një pjesë e tyre janë me precedentë penalë, pasi janë dënuar më përpara për vepra të ndryshme penale. Shtetasi Muhamet Lici, djali i anëtarit të këshillit bashkiak, Mustafa Lici (kryetar i partisë Mendimi i Djathtë Liberal), ka qenë i dënuar më përpara me 4 vite e 8 muaj, pasi është arrestuar në Tiranë me armë që e mbante pa leje, pistoletë. Shtetasi tjetër, Abedin Bajraktari, nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu, pasi është arrestuar për shkak se ka goditur një punonjës policie në fillim të 2015­s dhe është dënuar me 18 muaj burg, por ka përfituar nga amnistia dhe është liruar.

Po ashtu Gëzim Vajushi, 57 vjeç, ka qenë më përpara i dënuar për deklarim të rremë pas një aksidenti që ka bërë me një person tjetër. Katër shtetasit e tjerë nuk kanë precedentë penalë, por nga policia njihen si persona të rrezikshëm që kanë operuar bashkë me pjesën tjetër të grupit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se Muhamet Lici, Gëzim Vajushi dhe Fatmir Dibra janë tre kryesorët që drejtonin të gjithë të tjerët, shtetasi Besmir Domnori, Abedin Bajraktari, Denis Skutina dhe G.S., 17 vjeç. “Më përpara kanë qenë disa persona të tjerë, të cilëve ishim të detyruar që t’u jepnim para për të ruajtur dyqanet tona. Prej rreth një viti ka ardhur një tjetër grup që na i merr paratë.

Ne që kemi dyqanet brenda tregut të Zdrales, paguajmë nga 10 mijë lekë të vjetër në muaj. Të tjerët që i kanë jashtë paguajnë nga 30 mijë lekë të vjetër në muaj. Nuk kishim mundësi që të mos i paguanim, pasi grupi është i rrezikshëm dhe merrnim kërcënime prej tyre. Ata sillnin një person çdo muaj që mblidhte paratë. Pastaj gjatë orëve të pasdites, apo edhe natën kur tregu është i mbyllur, qëndronte një person që bënte roje, i cili paguhej nga ana e këtij grupi.

Në zonën tonë janë të njohur, ndaj kemi qenë të detyruar që të paguajmë. Shumë prej tregtarëve ankoheshin, por nuk kanë pasur rrugëzgjidhje tjetër”, shprehet një tregtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hidrauliku i fiksuar keq pas infermieres në Tiranë: “Martohu me mua, ose do të vras” (HISTORIA E PLOTË)
Kapet me kokainë, arrestohet poseduesi 26-vjeçar (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.011209011077881
array(1) { ["section"]=> string(95) "detaje-nga-aksioni-i-forcave-renea-ne-shkoder-kush-jane-kokat-qe-iu-vinin-gjoba-bizneseve-70802" }