Detaje nga atentati në Tiranë: Preng Gjini jetonte i fshehur, makinën e kishte të kushëririt. 40 gram C4 ishin vendosur në anën e pasagjerit (ARSYEJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:02 16-09-2020 Detaje nga atentati në Tiranë: Preng Gjini jetonte i fshehur, makinën e kishte të kushëririt. 40 gram C4 ishin vendosur në anën e pasagjerit (ARSYEJA) Vendi ku ndodhi atentati dje

Preng Gjini, shënjestra e atentatit të ndodhur dje në zonë e Selitës në Tiranë, mësohet se e ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën dhe ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr trajtim mjekësor.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se 51 vjeçari kishte kohë që jetonte i fshehur, dhe sipas saj shumë pranë vendit ku ai u plagos kishte shtëpinë kushëriri i Gjinit. Madje, edhe mjeti tip Mercedes Benz me të cilin udhëtonte Preng Gjini ishte i kushëririt të tij. Burime nga grupi i hetimit kanë thënë se lënda plasëse tritol ishte vendosur mbi gomën e parë të makinës, në anën e pasagjerit.

Ka qenë pikërisht vendosja e tritolit në anën e pasagjerit që i ka shpëtuar jetën 51 vjeçarit.

Kjo sepse makina ishte në pronësi të kushëririt të Preng Gjinit, dhe pothuajse në çdo rast 51 vjeçari ishte pasagjer. Pra, nëse edhe mbrëmjen e djeshme Preng Gjini do të ishte pasagjer dhe makinës do t’i jepte kushëriri i tij, sot nuk mund të flitej për një të plagosur por për një viktimë.

Sasia e madhe e lëndës plasëse dhe vendosja e saj në anën e pasagjerit ku ulej pothuajse gjithmonë 51 vjeçari tregon se autorët e kanë dashur të vdekur Preng Gjinin. Por fatmirësisht, duke qenë se ishte vetëm në makinë dhe po ashtu në timon, Preng Gjini ka marrë dëmtime vetëm në pjesën abdominale dhe pas operacioneve, ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën.

Disa persona, anëtarë të familjes Reçi janë shoqëruar nga Policia nga Rrësheni në Tiranë për llogari të hetimeve që po kryehen nga Drejtoria e Tiranës, në lidhje me këtë ngjarje. Atentati i djeshëm dyshohet se është vazhdimësia e disa ngjarjeve kriminale të nisura në Rrëshen, mes familjes Gjini e Reçi, ngjarje që kanë vijuar dhe jashtë vendit. Në tre vite, nga zhinxhiri i kësaj ngjarjeje janë vrarë 5 persona.

Kujtojmë se në vitin 2019 Preng Gjinit i kanë vrarë vëllanë, Armando (Tonin) Gjini në Rrëshen, për hasmëri, dhe për këtë arsye mendohet se shënjestra e atentatit të djeshëm u kthye në Shqipëri sepse jetonte jashtë vendit. Ndërkohë, pak kohë pas vrasjes së Armando Gjinit, u vra në Rrëshen me snajper Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal. Në atë kohë Policia dhe Prokuroria morën në pyetje dhe Preng Gjinin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010502099990845
array(1) { ["section"]=> string(152) "detaje-nga-atentati-ne-tirane-prend-gjini-jetonte-i-fshehur-makinen-e-kishte-te-kusheririt-40-gram-c4-ishin-vendosur-ne-anen-e-pasagjerit-arsyeja-220534" }