DETAJE nga darka në Berlin që bëri 'lëmsh' Tiranën, i ftuar edhe 1 ministër i opozitës

Publikuar tek: politike, më 11:44 28-04-2018 DETAJE nga darka në Berlin që bëri 'lëmsh' Tiranën, i ftuar edhe 1 ministër i opozitës Kryeministri Edi Rama, kancelarja Angela Merkel

Është kthyer në temë të zjarrtë debati, darka e shtruar nga ambasada shqiptare në Gjermani për nder të vizitës së kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë në Berlin.

U shkrua për bojkot nga deputetët e CDU-së dhe u tha se arsyeja ishin shkrimet e “orkestruara” kundër Gunther Krischbaum të medieve, pranë kryeministrit Rama.

Nga ana tjetër, gazetari Robert Rakipllari tha në një studio televizive se, arsyeja e vërtetë e anullimit të darkës ishte fakti që sipas tij ishte zgjedhur një restorant i shtrenjtë.

Sakaq, burime për newsbomb.al, bëjnë me dije se në darkën e Berlinit kanë qenë 8 zyrtarë, mes të cilëve edhe një ministër i opozitës.

Burimet hedhin poshtë zërat se darka ishte luksoze duke pohuar se në fakt të gjitha ushqimet kanë qenë mesore, pa pjata të veçanta.

Në meny kanë qenë sallatra dhe ushqime kineze. Referuar burimeve, newsbomb.al mëson se nga të gjithë të ftuarit nuk shkuan në darkë vetëm dy prej tyre.

Bëhet me dije se ekzistojnë edhe foto nga darka e famshme por njerëzit pranë kryeministrit Rama nuk kanë akses t’i publikojnë aq kohë sa bëhet fjalë për një darkë informale.

Capvvvvvture-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086500644683838
array(1) { ["section"]=> string(90) "detaje-nga-darka-ne-berlin-qe-beri-lemsh-tiranen-i-ftuar-edhe-1-minister-i-opozites-118655" }