Detaje – Nga dogana e Bllatës drejt Maqedonisë, 26-vjeçari i arrestuar kishte futur 370 kg kanabis në kamionin e mobilierisë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:19 06-08-2020 Detaje – Nga dogana e Bllatës drejt Maqedonisë, 26-vjeçari i arrestuar kishte futur 370 kg kanabis në kamionin e mobilierisë (VIDEO) Droga brenda kamionit

Një kamion me logo mobilierie u kap sot në doganën e Bllatës, Dibër, i cili ishte nisur për në Maqedoninë e Veriut i mbushur me kanabis.

Si fillim u tha se ishin 200, por në një njoftim të dytë të Policisë së Shtetit thuhet se janë sekuestruar plot 370 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës, i cili është arrestuar nga policia. Lënda narkorike ishte nisur nga Dibra për në Maqedoninë e Veriut.

Droga ishte e ndarë në disa pjesë dhe ishte e fshehur në dyshemenë e kamionit.

Bllatë/ DIBËR

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare

Policia Kufitare Bllatës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër parandaluan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 26 vjeçari, i cili tentoi të trafikojë 370 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikut ndërkombëtar të  narkotikëve, kanë shtuar kontrollet dhe bazuar  edhe në bazë të analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, dhe shkëmbimit të informacioneve me Sektorin për Hetimine  Narkotikëve në DVP Dibër,  kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë, mjetin kamionçinë tip “Benz”,   me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, i cili kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehur në brendësi të kamionçinës lëndë narkotike.  Kontrolli ka vijuar nga grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjet e fshehur një sasi prej 370 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të  kamionçinës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP-Dibër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për  dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01029109954834
array(1) { ["section"]=> string(135) "detaje-nga-dogana-e-ballates-drejt-maqedonise-26-vjecari-i-arrestuar-kishte-futur-370-kg-kanabis-ne-kamionin-e-mobilierise-video-216315" }