Detaje nga e kaluara e Arielës dhe Aldosenit: Bashkë në gjimnaz, djali i kërkoi dorën në shtëpi

Publikuar tek: aktualitet, më 17:37 21-01-2018 Detaje nga e kaluara e Arielës dhe Aldosenit: Bashkë në gjimnaz, djali i kërkoi dorën në shtëpi

Studentja e ndjerë Ariela Murati dhe 23-vjeçari Aldosen Belulaj njiheshin prej disa vitesh.

Të dy të rinjtë kishin përfunduar shkollën e mesme së bashku. Ata kanë qenë nxënës të shkollës “Sotir Capo” në fshatin Zarrëz të Patosit.

Sipas familjarëve dhe shokëve të shkollës, Ariela Murati ishte nxënëse ekselente, por edhe Aldosen Belulaj nuk njihej si person problematik.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, Ariela erdhi në Tiranë ku vazhdonte studimet në vitin e tretë në Fakultetin e Drejtësë. Ndërsa Aldoseni për disa kohë u largua nga Shqipëria.

Mësohet se djali i kishte shkuar në shtëpi vajzës më parë, dhe kishte kërkuar dorën, por prindërit e saj nuk ishin dakort. Gjithashtu vajza kishte kërkuar që të mos bezdisej më prej tij.

Së fundmi 23-vjeçari ishte kthyer në Tiranë ku pas përfundimit të studimeve kishte nisur punë si infermier.

Sot Aldosen Belulaj kreu veprimin fatal, teksa për herë të fundit e ndaloi Ariela Muratin në rrugë dhe pasi u refuzua sërish, e qëlloi për vdekje. 23-vjeçari qëlloi më pas veten me një plumb në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është studenti i infermierisë që qëlloi për vdekje Ariela Muratin (Foto)
Dalin pamjet e rënda të vrasjes në Tiranë, 23-vjeçari me shenja jete (Video +16) »
Article Logic
Execution time: 0.013082027435303
array(1) { ["section"]=> string(100) "detaje-nga-e-kaluara-e-arieles-dhe-aldosenit-bashke-ne-gjimnaz-djali-i-kerkoi-doren-ne-shtepi-107408" }