Detaje nga ekzekutimi i 28-vjeçarit pranë lokalit “Artisti”, zbulohet e shkuara kriminale

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 20-01-2020 Detaje nga ekzekutimi i 28-vjeçarit pranë lokalit “Artisti”, zbulohet e shkuara kriminale Vrasja te Astiri

28-vjeçari Vilson Tafçiu (Noka) u ekzekutua mbrëmjen e sotme pranë lokalit të njohur “Artisti” në zonën e Astirit në Tiranë.

Persona të paidentifikuar e thirrën 28-vjeçarin nga lokali dhe qëlluan disa herë me plumba mbi të duke marrë jetën. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një makinë tip "Golf 6", i ndihmuar nga një person tjetër, por ka lënë pas armën e krimit.

Dyshohet se viktima kishte njohje me autorin.

Mësohet se viktima me origjinë nga Dibra ka qenë i përfshirë në trafikimin e rreth 200 kilogram kanabis disa vite më parë, por policia po heton edhe për faktin se ai ishte dëbuar dy vite më parë nga Franca për trafik droge.

Burime për newsbomb.al. bëjnë me dije se 28-vjeçari është larguar nga Shqipëria në 7 mars të 2018-ës drejt Francës dhe në 12 mars të 2018 është arrestuar nga autoritetet franceze për shpërndarje të lëndëve narkotike, për çka është dënuar me 1 vit burg. Pasi ka kryer 8 muaj në paraburgim, në 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca në Shqipëri.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe zyrtarë të lartë të uniformave blu.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029452085494995
array(1) { ["section"]=> string(93) "detaje-nga-ekzekutimi-i-28-vjecarit-prane-lokalit-artisti-zbulohet-e-shkuara-kriminale-192647" }