Detaje nga ekzekutimi në Shkodër, viktima me precedent penalë: Dyshohet se u vra për gjakmarrje, gjak dhe 4 gëzhoja në vendngjarje, gjendet e shkrumbuar makina e autorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 09:41 09-08-2020 Detaje nga ekzekutimi në Shkodër, viktima me precedent penalë: Dyshohet se u vra për gjakmarrje, gjak dhe 4 gëzhoja në vendngjarje, gjendet e shkrumbuar makina e autorëve Nga vendngjarja

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e 27 vjeçarit Gjin Ndoj ose siç njihet ndryshe Gjin Boriçi, në Vaun e Dejës në Shkodër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja, dhe makina e tij tip BMW të cilën e kishte marrë me qera.

27 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penalë për shkak të krimeve ndaj personit.

Duke njohur të shkuarën e tij kriminale, pista e parë e hetimit që ngrihet nga policia është ajo e gjakmarrjes.

Ndërkaq raportohet se pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një makinë e shkrumbuar që dyshohet se u përket autorëve.

Viktima është qëlluar me armë zjarri në kokë në orët e para të mëngjesit, dhe më pas ka ndërruar jetë.

"Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar  i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Screenshot_5.jpg

Screenshot_6.jpg

Screenshot_9.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010138988494873
array(1) { ["section"]=> string(173) "detaje-nga-ekzekutimi-ne-shkoder-viktima-me-precedent-penale-dyshohet-se-u-vra-per-gjakmarrje-gjak-dhe-4-gezhoja-ne-vendngjarje-gjendet-e-shkrumbuar-makina-e-autoreve-216552" }