Detaje nga Eurovision, flet stilisti: Fustani i Jonida Maliqit vepër arti, i punuar me ar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:10 10-05-2019 Detaje nga Eurovision, flet stilisti: Fustani i Jonida Maliqit vepër arti, i punuar me ar Jonida Maliqi në festivalin e RTSH

Stilisti i njohur Ardi Asllani ka zbardhur detaje për fustanin që do të veshë këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi në Eurovizion.

Në një intervistë të dhënë para nisjes në Tel Aviv për emisionin e mëngjesit “7pa5”, në Vizion Plus, Ardi Asllani deklaroi se fustani i Jonida Maliqit është cilësuar si një vepër arti nga të huajt.

Stilisti theksoi gjithashtu se ai është punuar me ar dhe se ka elementë tipikë folklorikë që ngjasojnë me ato të një mbretëreshe ilire.  

Intervista e plotë:

Jonida Maliqi këngëtarja më me stil..ajo ka zgjedhur Ard Asllanin?

Që prej fillimi bashkëpunimi nuk është se nisi from the day one, nisi pak me vonë se dita e parë edhe nuk e kisha menduar. Me thënë të drejtën Eurovizioni ndonjëhere nuk është se me ka grish dëshirën per të qene pjesëmarres ose per të punuar veshje, për eurovizionin gjithmonë kam thenë jo. Rasti eshte Jonida që është një rast tepër specifik dhe kjo më bëri të them PO edhe për shkak të miqesisë që kam me Jonidën prej shumë vitesh.

Po është personazh që edhe për shkak te stilit bën që veshja të bjere në sy shumë, te evidentohet, të komentohet?

Në fakt duam s’duam është ndërtuar një veshje, në fillim fare u mendua një veshje qe të mos kishte lidhje te drejtpërdrejtë me kengen dhe me formën në të cilën kenga ishte ndertuar, pasi u riaranxhua dhe menduam të shkonim kundër komplet me dicka tepër interesante kundër rrymes se kenges. Por duke pare përshtatjen qe kenga pati ne publik, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne publikun nderkombetar, me autroret e kenges vendosem qe kenga duhet te kete me patjeter elemente etnike, te cilet jo pak here i kam përdorur ne veshje dhe ne nje kampanje fotografike qe kam bere me Joniden ne 2007, por qe nuk mund te rrija aty, shkuam nje cike me larg shkuam drejt nje teknologjie tjeter. Bashkëpunimi me argjendari pirron ka sjelle nje tjeter dimension. Është punuar me filigrane ore e ore te gjata pune, nuk po them sa gram ka veshja. Eshte bere prova e pare, pasi prova e parë e veshjes është ne dt 15 një ditë para se Jonida të këndojë. Mendoj se ka gjera per te rregulluar jo persa i perket veshjes, por persa i perket pjeses tjeter stage, te cilat do i sherbejne dhe per te ndihmuar veshjen detyrimish te ndriçimi dhe gjithe gjerat e tjera. Ka gjera shume interesante, nuk shkuam drejt folklorikes, sepse do te ishte shume pasi aty ka grupe qe kane veshje tipike folklorike dhe nuk shkuam sepse kenga ne te vetvete nuk eshte, ka majekrahun, ka ison polifonike, ka daullet e famshme shqiptare por nuk eshte tipike. Dhe veshja po ta shofesh eshte sa shqiptare aq edhe epike aq edhe ilire, gati gati kam pare dhe nja dy tituj gazetash dhe me eshte bere qejfi qe kane mberritur tek koncepti i nje perandoreshe ilire, e Teutes, diku diku ka pak rozafe, argjiri..

Por ka dhe elemente modernë?

Sigurisht ka elemente modernë. Veshja ka nje transparencë të jashtëzakonshme në pjesën fundore të saj. Ka elemente modernë që kanë ardhur të punuara nga filigrane nuk jane elemente tipike, janë elementë te stilizuar.

Ky ka qenë varianti i parë apo eshte dashur të lëvizni...?

Ndryshoi rruges sepse une nuk e kisha menduar qe Jonida do te vishte nje veshje te zeze isha me teper te ngjyrat e tokës siç i përdora në videoklip. Por duke qenë se gjate xhirimeve te vidoklipit pamë mirë se çfarë na duheshe vendosem qe detyrimisht veshja do te jete e zeze, per shkak edhe te backgraundit qe do te kete mbrapa zjarrit, flakes, shiut. Dhe ne fund te ditës eshte nje thirrje. Kenga eshte nje thirrje kthehu..kthehu tokes dmth dhe keshtu ndodhi qe me elemente ne te perconim mesazhin e kenges, te themi kthehu, kthehu tek vlerat.

Ne Shqipëri pati efekt, reagime.. po jashtë?

E di çfarë ndryshon? Dhe kjo është për të ardhur keq.. me thenë te drejten në Shqipëri reagimet janë jo persa i përket veshjes “ku te gjejnë elementë..’, ndërkohë që jashtë ata e gezojnë shumë situatën dhe kam parë reagime të jashtëzakonshme,  ata e kuptojne mirëfilli se cfare do te thote dhe Jonida gjate gjithe kohes ne tel me thote sepse ajo eshte atje, “hajde urgjent te shohesh dhe te marresh energjine pozitive qe te jep e gjithe gjeja, te kenaqesh dhe te shpërblehet ai mundi i gjithe kësaj pune te meperparshme” . Ka nje atmosfere shume te mire, e presin shume mire. Eshte nxjerre vokali me i mire i nates se dyte qe ne naten e dyte jane kengetaret fitues per hir te se vertetes, ata qe po kuhotohen si fituesit qe eshte italia, holanda, rusia ata jane ngjitur me joniden, jonida eshte mes tyre. Do te jete nje nate e veshtire. Uroj shume qe jonida te kaloje ne  finale. Sigurisht neps kalon ne finale nuk kalon as prej veshjes as pres stages, do te kaloje prej vokalit qe ne kete rast vokali i jonides spikat ne menyre te jashtëzakonshme. Kjo kenge sikur eshte qëndisur per joniden  dhe ashtu u qendis dhe veshja dhe te gjitha.

Ka ecur puna?

Ka ecur puna. Po thoja me Jonidën dhe urojmë që dhe stage te shkojë ashtu siç eshte sepse gjithmonë gjërat na jane qëndisur në momentet perfundimtare dhe kanë ardhur tek vendi i duhur në momentet përfundimtare.

Je i emocionuar?

Ne keto momente qe flasim kam shume emocione, dmth jo emocione sesa kam nje peshe, nje presion te jshtezakonshem qe po them dua te gdhihem dite e diele pasi ka mbaruar eurovizioni qe te kthehem ne Tirane. Eshte ndjesi e nje pergjegjesie qe ndoshta them po une c’pata? Dmth isha mire me punen time, me rutinen time por duhet te isha atje me Joniden padiskutim.

Do te nisesh nesër?

Po do nisem neser ne mengjes.

Ne mezi po presim qe te shohim perfaqesimin e Jonides. Une te falënderoj qe ne gjithe keto dite me ankth me emocione gjete pak kohe per te folur per 7pa5 dhe Jonida nuk do te veshe thjesht nje fustan por nje veper arti..

Keshtu eshte cilësuar edhe nga blogeret nderkombetare, te cileve per hir te se vertetes une iu besoj. Eshte cilësuar si nje veshje e nje vepre arti, nuk eshte thjesht nje fustan. 

Ishte shume kenaqesi shpresoj të dale sa me mirë!

Sido qe te shkojë Jonida e ka bërë eruvizionin e vet, sido qe te shkoje puna eshte shumë mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Kur vjen në shtëpi e vdekur nga puna', Eneda Tarifa tregon surprizën e ëmbël nga vajza
U arrestua në Zvicër, Loredana dhe Mozzik konferencë për shtyp, kritikojnë mediat: Ja e vërteta e mashtrimit »
Article Logic
Execution time: 0.013422966003418
array(1) { ["section"]=> string(93) "detaje-nga-eurovision-flet-stilisti-fustani-i-jonida-maliqit-veper-arti-i-punuar-me-ar-163725" }