Dalin detaje që hedhin dritë mbi shkaqet e ngjarjes horror mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një 34 vjeçar i dha fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë.
Sipas burimeve të newsbomb.al, Olgert Miho, 34 vjeç sapo ishte ndarë nga e fejuara e tij dhe për këtë akuzonte si fajtore vjehrrën, pra nënën e vajzës.
Mëngjesin e sotëm ai ka vendosur të shkojë në shtëpinë e ish të fejuarës por nuk e ka gjetur aty. Gjithnjë sipas burimeve, vajza ndodhej në Tiranë dhe në banesën në Korçë gjendej veç e ëma e vajzës si dhe ish-kunata e viktimës bashkë me fëmijët e saj, raporton newsbomb.al.
Teksa e ka akuzuar se e ndau nga vajza e jetës, 34 vjeçari ka debatuar me ish vjehrrën dhe në gjendje të rëndë psikologjike, si për t’i treguar se ç’ishte në gjendje të bënte për dashurinë e ish-të fejuarës, i riu është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.
Sipas të dhënave 38 vjecari teksa është vetëdjegur ka arritur të hyjë në banesën ku ndodhej ish vjehrra dhe ish kunata me fëmijët e saj cka ka bërë që edhe banesa të përfshihet nga flakët ndërsa ka mbetur e dëmtuar edhe ish kunata.
Sipas të dhënave rreth një muaj më parë 38 vjeccari ishte ndarë nga e fejuara me të cilën jetonte në Tiranë për shkak të problemeve ekonomike dhe është kthyer në Korçë ndërsa nuk e ka përjetuar mirë ndarjen. Mësohet se ai disa herë i kishte kërkuar të fejuarës që të riktheheshin bashkë por kjo e fundit nuk ka pranuar cka duket se e ka shtyrë 38 vjecarin drejt vetëvrasjes. Ndërkaq bluzat e bardha bënë të ditur se ish-kunata ndodhet në spitalin e Korçës dhe ka djegie në pjesë të ndryshme të trupit por pa probleme për jetën.