Detaje nga kapja e 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut: Droga hyri me kamion bananesh nga Shkodra dhe doli nga Qaf Thana

Publikuar tek: aktualitet, më 20:38 19-02-2020 Detaje nga kapja e 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut: Droga hyri me kamion bananesh nga Shkodra dhe doli nga Qaf Thana Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mega-operacioni i zhvilluar sot pasdite në Maqedoninë e veriut, ku u kap një sasi e madhe kokaine dhe u arrestuan tre persona.

Burime për mediat bëjnë me dije se sasia prej 1.3 tonë kokainë ka kaluar nga Shqipëria, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës. Lehtësisht janë 'shmangur' dy pika kufitare në vendin tonë.

Destinacioni final i lëndës narkotike ishte Sllovenia. Mësohet se kokaina është sjellë me një kamion bananesh nga Amerika e Jugut.

Në aksion për kapjen e kokainës ka marrë pjesë DEA amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare, por jo vetëm.

Lënda narkotike u zbulua mbrëmjen e sotme në një magazinë frutash, në Krushopek të Sarajit, ndërsa deri më tani kanë rënë në pranga tre persona, dy shoferë dhe një magazinier, që punonin në këtë magazinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068879127502441
array(1) { ["section"]=> string(129) "detaje-nga-kapja-e-1-3-ton-kokaine-ne-maqedonine-e-veriut-droga-hyri-me-kamion-bananesh-nga-shkodra-dhe-doli-nga-qaf-thana-195789" }