Detaje nga krimi makabër – Olsi Çekiçi e qëlloi nënën me dru, kokën ia preu me kosë bari

Publikuar tek: aktualitet, më 23:31 06-08-2020 Detaje nga krimi makabër – Olsi Çekiçi e qëlloi nënën me dru, kokën ia preu me kosë bari Olsi Çekiçi

Fshati Buçimas dhe i gjithë qyteti i Pogradecit është tronditur pasditen e sotme, pasi rreth orës 18:15, Olsi Çekiçi, 44 vjeç, vrau nënën e tij 70-vjeçare, Firdes Çekiçi.

U tha se ia preku kokën me thikë, por grupi hetimor bën me dije se ai në fillim e ka goditur me një dru dhe më pas ia ka prerë kokën me kosë bari, duke ia varur tek porta e shtëpisë.

Kur policët kanë hyrë në banesë për ta arrestuar kanë parë tmerr me sy. 44-vjeçari nuk ka bërë rezistencë dhe është arrestuar, por më parë u ka thënë policëve: Mos u afroni, do bëheni pis me gjak, është gjak me magji.

Edhe vetë ai ka pasur disa shenja plage. Ndoshta mund të jetë përleshur me vëllain, i cili ndodhet në spital pas plagëve të marra në kokë. Të dy vëllezërit raportohet të jenë me të meta mendore, ndërsa për Olsi Çekiçin, autorin e vrasjes janë bërëme dije të tjera detaje.

Përveç problemeve psiqike ai është edhe përdorues droge, teksa mësohet se ka një vajzë 15 vjeçe. Më herët Olsi është dënuar në Greqi dhe Itali, për drogë.

E gjithë lagja e kishte frikë pasi ishte njeri me problem. Nëna ka rënkuar dhe ka kërkuar ndihmë në momentet e fundit të jetës, por fqinjët të frikësuar kanë nguruar të ndërhyjnë.

Në dëshminë para policisë, 44-vjeçari nuk ka shfaqur pendesë për krimin që ka bërë, madje mësohet të ketë thënë: Nuk pendohem! Kjo gjë një ditë do të ndodhte. Shteti amanet vajzën dhe vëllain.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099899768829346
array(1) { ["section"]=> string(92) "detaje-nga-krimi-makaber-olsi-cekici-e-qelloi-nenen-me-dru-koken-ia-preu-me-kose-bari-216343" }