Detaje nga MEGA-OPERACIONI ndërkombëtar i drogës në Korfuz, u kapën 2 ton drogë, identifikohet një prej skafistëve

Publikuar tek: aktualitet, më 09:22 05-02-2017 Detaje nga MEGA-OPERACIONI ndërkombëtar i drogës në Korfuz, u kapën 2 ton drogë, identifikohet një prej skafistëve

Dalin detaje të reja nga MEGA-OPERACIONI ndërkombëtar i drogës i zhvilluar ditën e djeshme në Kanalin e Korfuzit, ku janë angazhuar tre polici, shqiptare, greke dhe italiane si dhe Frontex.

Deri në këto momente, burime nga policia bëjnë me dije për newsbomb.al se janë grumbulluar dhe peshuar rreth 1991 kg lëndë narkotike si dhe është identifikuar njëri prej skafisteve.

Vendi ku është identifikuar Skafi është rreth 110 milje larg brigjeve shqiptare në jug të Ishullit të Korfuzit.

Deri në këto momente nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga policia shqiptare, greke dhe italiane nuk rezulton që skafi të jetë nisur nga Shqipëria.

Njëri nga skafistët e identifikuar ka dalë nga Shqipëria me 30.1.2017 nga PKk Kakavijë.

Dyshohet se Skafi mund të ketë pikë nisjeje edhe jashtë brigjeve shqiptare. Nga analizimi i provave të sekuestruara rezulton se mënyra e amballazhimit të thasëve, nuk është si amballazhimi që bëhet në Shqipëri.

Gjithashtu lënda narkotike e nisur nga Shqipëria, dhe që është sekuestruar nga policia italiane dhe ajo greke, në të gjitha rastet ka pasur shenja dalluese për ata që do ta prisnin në mbërritje.

Nisur nga koordinatat ku është identifikuar mjeti, distanca nga brigjet tona dhe dyshimeve të bazuara në prova, nuk është arritur në përfundimin që mjeti është nisur nga Shqipëria.

Me hyrjen në ujërat tona territoriale, pas ndjekjes së avionit Frontex, GdF dhe Rojës Bregdetare greke(të cilët jane njoftuar nga pala shqiptare), hynë në veprim dhe forcat tona duke shtuar numrin e pjesmarresve në operacion në det dhe tokë. /Newsbomb.al/ 

qqqq.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja rreh bashkëshortin dhe tenton ta mbysë, bashkëpunon dhe i biri (Emrat)
Kërcënimi ndaj biznesmenit: 25 mijë euro ose do të vrasim djalin »
Article Logic
Execution time: 0.011408090591431
array(1) { ["section"]=> string(118) "detaje-nga-mega-operacioni-nderkombetar-i-droges-ne-korfuz-u-kapen-2-ton-droge-identifikohet-nje-prej-skafisteve-67770" }