Detaje nga mega-operacioni, Prokuroria zbulon “kokën” e zyrtarit të FNSH që bashkëpunonte me kultivuesit e drogës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:00 28-02-2017 Detaje nga mega-operacioni, Prokuroria zbulon “kokën” e zyrtarit të FNSH që bashkëpunonte me kultivuesit e drogës

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e 18 personave, të dyshuar si të përfshirë në veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike, mes tyre dy krypleq fshatrash dhe një efektiv i FNSH. Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, sipas Prokurorisë dyshohet se dekonspironte aksionet policore.

Hetimi disamujor i zhvilluar nga Prokuroria Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është vijuar me ndalimin e dy kryepleqve të Njësisë Administrative Pult, një efektivi të Forcave Speciale dhe një numër personash të tjerë që ishin të angazhuar në organizimin përpunimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në kohë të ndryshme gjatë muajve të fundit, kultivuesve u janë identifikuar dhe shkatërruar parcela, me rreth 100 mijë rrënjë kanabis.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Shkodrës konkludoi se kush ishin personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, për të cilët ditën e djeshme janë urdhëruar ndalimit dhe që janë zbatuar nga forcat e Policisë së Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Në kuadër të këtij procedimi, janë ndaluar:

1.     Dritan Lisaj, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

2.     Gjin Lushi, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

Të dy të dyshuar për “kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”

 3.     Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.

 Të ndaluarit e tjerë janë kultivues të lëndës narkotike, kryesisht banorë të zonës, të cilët kanë shfrytëzuar parcelat e tyre për mbjelljen e bimës narkotike cannabis sattiva.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SUPER-OPERACION/ Pas 10 muajsh hetim arrestohen 18 persona, mes tyre edhe kryepleq: Drogë, mjete luksoze e armë... (EMRAT/ DETAJET)
Dy persona të maskuar rrahin dhe grabisin kambistin në mes të qytetit, i marrin çantën me para »
Article Logic
Execution time: 0.010544061660767
array(1) { ["section"]=> string(116) "detaje-nga-mega-operacioni-prokuroria-zbulon-koken-e-zyrtarit-te-fnsh-qe-bashkepunonte-me-kultivuesit-e-droges-70245" }