Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, pronari i butikut ka tentuar të përdhunojë shitësen

Publikuar tek: aktualitet, më 12:46 24-01-2017 Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, pronari i butikut ka tentuar të përdhunojë shitësen Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, konkretisht në zonën e “Rrugës së Elbasanit” ku një 39 vjeçar, Besim Lami i dënuar më herët për prostitucion është denoncuar nga një vajzë për të cilën policia tha se dyshonte se ishte dhunuar për  të kryer mardhënie seksuale.

Ndërkohë dalin në dritë të tjera detaje. Sipas burimeve policore të Balkanweb, 39 vjeçari është  pronar i një butiku dhe ka tentuar të abuzojë me shitësen në dyqan kur kjo e fundit s’ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Ka qenë vetë shitësja ajo që e ka denoncuar pronarin në polici.

Policia bën me dije se më datë 23.01.2017, u arrestua shtetasi Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytezim proctitucioni. Sipas policisë, më datë 22.01.2017, rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer mardhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetesen K. Z., banuese në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ARI I ZI/ Vjedhja e ARMO-s në emër të shtetit, ja si kanë gënjyer firmat…Pse asnjë strukturë nuk nis hetime
Kryen veprime të turpshme me të miturën, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010607004165649
array(1) { ["section"]=> string(94) "detaje-nga-ngjarja-e-rende-ne-tirane-pronari-i-butikut-ka-tentuar-te-perdhunoje-shitesen-66495" }