DETAJE nga operacioni antidogë: 4 kg heroinë ishin nisur nga Turqia, pazaret do bëheshin në Elbasan dhe e gjitha do përfundonte në Athinë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:24 26-11-2020 DETAJE nga operacioni antidogë: 4 kg heroinë ishin nisur nga Turqia, pazaret do bëheshin në Elbasan dhe e gjitha do përfundonte në Athinë Droga e sekuestruar

Katër kg heroinë është kapur sot në Elbasan, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë, raportojnë mediat. 3 shtetas të cilët e posedonin atë janë arrestuar.

Megjithatë, nga Policia e Shtetit nuk ka ende një njoftim zyrtar për operacionin ku janë përfshirë dhjetëra forca policie dhe janë kryer hetime për më shumë se 1 muaji. Nga burime të ndryshme mediatike është bërë e ditur se deri tani flitet për 4 kg heroinë të sekuestruar, por sasia mund të jetë edhe më e lartë pasi pritet peshimi i saj.

8 pakot ishin nisur nga Stambolli në Turqi dhe ishin fshehur në bordin e një mjeti në të cilin udhëtonin 3 personat e arrestuar. Hetimet janë kryer nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe sektori i Antidrogës në Policinë e këtij qyteti.

E nisur nga Stambolli, droga kishte destinacion final Athinën, ndërsa dyshohet se në Elbasan do të bëheshin pazaret për shitjen e saj. Në momentin kur është ndërhyrë nga efektivët e Policisë, mjeti me të cilën udhëtonin tre të arrestuarit dhe heroina, ishte duke dalë nga qyteti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbi nënën dhe vëllain në TËRMETIN tragjik, vajza e mbijetuar: Se di si jetojnë përgjegjësit, i kanë duart e lyera me gjak
Të dënuar për drogë, vjedhje dhe vrasje, OFL u dërgon formularin 7 të dënuarve (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010676145553589
array(1) { ["section"]=> string(143) "detaje-nga-operacioni-antidoge-30-kg-heroine-ishin-nisur-nga-turqia-pazaret-do-beheshin-ne-elbasan-dhe-e-gjitha-do-perfundonte-ne-athine-229196" }