Detaje nga pengmarrja në Kamëz/ Gjak në vendin e ngjarjes, gjatë sherrit të 3 personave plagoset një prej tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 17-01-2020 Detaje nga pengmarrja në Kamëz/ Gjak në vendin e ngjarjes, gjatë sherrit të 3 personave plagoset një prej tyre

Dalin detaje të reja nga marrja peng e një personi ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se para pengmarrjes ka pasur një konflikt me sende të forta mes 3 personave dhe një prej tyre ka mbetur i plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhen ende shenja gjaku.

 Policia është vënë në kërkim të automjetit me të cilin dyshohet se është marrë peng një person. Sakaq raportohet se personi i marrë peng ka qenë në makinën e personave që e kanë rrëmbyer.

Ngjarja raportohet rreth orës 11.44 në rrugën “London” në Kamëz. Personi është futur me dhunë në makinë nga dy persona të tjerë.

Qytetarët të cilët kanë raportuar në polici ngjarjen dhe skenën që kanë parë thonë se nuk njohin asnjë nga personat e konfliktuar.

Policia ka ngritur menjëherë postoblloqe për të evidentuar makinën dhe për të shpëtuar personin e marrë peng.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021653890609741
array(1) { ["section"]=> string(115) "detaje-nga-pengmarrja-ne-kamez-gjak-ne-vendin-e-ngjarjes-gjate-sherrit-te-3-personave-plagoset-nje-prej-tyre-192364" }