Detaje nga përplasja me armë zjarri në “Duplex”: Kush është ‘Llepota’ që plagosi katër rojet e klubit të natës (Foto)

Publikuar tek: rajon, më 19:41 09-11-2019 Detaje nga përplasja me armë zjarri në “Duplex”: Kush është ‘Llepota’ që plagosi katër rojet e klubit të natës (Foto) Autori i dyshuar i plagosjes se kater rojeve te sigurise ne Prishtine, Astrit Mehmeti

Policia e Kosovës jep detaje zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku mbetën të plagosur katër persona.

Sipas informacioneve të Policisë, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, katër persona kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa ruanin hyrjen e klubit të natës Duplex, në qendër të kryeqytetit kosovar.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërkohë, mediat kosovare kanë zbardhur dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë, si dhe kanë publikuar emrin e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Personi që ka qëlluar me armë ndaj katër rojeve të klubit të natës Duplex është 47 vjeçari Astrit Mehmeti, i njohur me nofkën “Llepota”.

Gazeta Insajderi raporton se Mehmeti nuk është një emër i panjohur për Policinë Kosovës, ndërsa shton se ai bashkë me Kushtrim Krasniqin dhe Andi Pajazitin, ka qëlluar me armë zjarri katër rojet klubit të natës dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

isedd-730x440.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007390022277832
array(1) { ["section"]=> string(117) "detaje-nga-perplasja-me-arme-zjarri-ne-duplex-kush-eshte-llepota-qe-plagosi-kater-rojet-e-klubit-te-nates-foto-185305" }