DETAJE nga përplasja në Durrës: 39 vjeçarit doli të sqaronte sherrin e djalit, por e vranë. Ishte babai 4 fëmijëve

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 19-09-2020 DETAJE nga përplasja në Durrës: 39 vjeçarit doli të sqaronte sherrin e djalit, por e vranë. Ishte babai 4 fëmijëve Nga vendngjarja, ne Durres

39 vjeçari Armando Baboçi (Gjini) humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Durrësit pas një sherri me disa persona të tjerë. Mësohet se dy orë para se të ndërronte jetë, djali i 39 vjeçarit është konfliktuar me të rinjtë Klodjan Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatatsi, 20 vjeç.

Viktima pasi i kanë rrahur djalin, ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në vendin ku të rinjtë ishin konfliktuar, por aty i kishin zënë pritë Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatatsi, të cilët fillimisht i kanë qëlluar babë e birë me shkopa bejsbolli e karrige. Pak minuta më pas, sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Tre të rinjtë Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatatsi kanë nxjerr armët e zjarrit dhe kanë qëlluar drejt Armando Baboçit dhe djalit të tij Erald Gjini, duke i lënë të plagosur. Menjëherë Baboçi dhe djali i tij Eraldi (i cili ka ndryshuar mbiemrin) janë dërguar ne Spitalin e Durrësit, ku 39 vjeçari fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Sot në mengjës, Policia njoftoi se për ngjarjen ka arrestuar shtetasit Klodjan Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatatsi, 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe shtetasit Enri Cimo(Bregu) 25 vjeç dhe Argit Kastrioti, 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Armando Baboçi do të përcillet sot për në banensën e fundit, në qytetin e tij të lindjes në Laç. Ai ishte baba i katër fëmijëve, ndërsa Eraldi që mbeti i plagosur bashkë me të ishte më i madhi, 19 vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011157989501953
array(1) { ["section"]=> string(118) "detaje-nga-perplasja-ne-durres-39-vjecarit-doli-te-sqaronte-sherrin-e-djalit-por-e-vrane-ishte-babai-4-femijeve-220919" }