Detaje nga shpërthimi me tritol në Vlorë (FOTO+VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:43 06-01-2018 Detaje nga shpërthimi me tritol në Vlorë (FOTO+VIDEO)

Janë zbardhur detajet e para të shpërthimit në qytetin e Vlorës të ndodhur vetëm pak minuta më parë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një biznesi në katin e parë në lagjën “28 nëntori” i është vendosur një sasi tritoli.

Aktualisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm në dëme materiale.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbradhjen rrethanave të këtij shpërthimi.

Sakaq newsbomb.al, ka mundur të sigurojë foto dhe video të biznesit të goditur nga shpërthimi i tritolit. 

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ''Lef Sallata'', është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.
Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.
Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.
Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.

dhe Video:

Screenshot_63.jpg

Screenshot_64.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18204402923584
array(1) { ["section"]=> string(58) "detaje-nga-shperthimi-me-tritol-ne-vlore-foto-video-105706" }