DETAJE nga vrasja e trefishtë në Tiranë, pasi qëlloi vjehrrin dhe vjehrrën dhëndri u hodh nga kangjellat (ZBULOHET konflikti)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:34 14-01-2019 DETAJE nga vrasja e trefishtë në Tiranë, pasi qëlloi vjehrrin dhe vjehrrën dhëndri u hodh nga kangjellat (ZBULOHET konflikti) Nga vendngjarja

Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Tiranë, ku dhëndri qëlloi për vdekje më armë vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas u vetëvra.

Rreth orës 06:56 të mëngjesit të sotëm Majlind Lala ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit dhe vjehrrës për të sqaruar një konflikt. Mirëpo, si duket në debat e sipër situata ka agravuar dhe Lala ka qëlluar me armë vjehrrin dhe vjehrrën. Viktimat janë Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala.

Pasi ka qëlluar çiftin, dhëndri ka goditur veten me thikë dhe më pas ka dalë nga banesa e tyre dhe mësohet se është hedhur nga disa kangjella, kjo pasi ishte tronditur nga ajo që ndodhi.

Sipas hetuesve Lala ka tentuar të vrasë veten, në gjendje të rënduar psikologjike duke u dëmtuar nga kangjellat.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat. Pasi ka mbërritur në vendngjarje, policia ka gjetur viktimat, çiftin e vrarë brenda në  shtëpi, ndërsa dhëndri është gjetur poshtë ballkonit të banesës dhe i dëmtuar rëndë. Në banesë policia ka gjetur po ashtu edhe armën e krimit (pistoletë) dhe 3 gëzhoja. 

Fillimisht dhëndri është gjetur me shenja jete nga policia, dhe është dërguar në spitalin e Traumës, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Lala nuk ka mundur të japë asnjë detaj për atë që ka ndodhur pasi ishte në gjëndje shumë të rëndë, që më pas gjeti edhe vdekjen.

Majlid Lala prej një viti bashkëjetonte në Suedi me vajzën e viktimave, Nevila Mata. Javët e fundit ata ishin ndarë dhe Lala fajësonte vjerrin dhe vjehrrën për ndarjen me bashkëjetuesen.

Kjo dyshohet të ketë qënë motivi i krimit makabër. Mësohet se Lala i ka kërkuar ish-bashkëjetueses të ktheheshin në Shqipëri, por ajo nuk ka pranuar.

Thuhet se Majlind Lala dhe Nevila Mata kanë një vajzë të vogël, por ky detaj ende nuk është konfirmuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Llalla e pezulloi nga detyra, prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme kalon VETTINGUN
Gjendet i VDEKUR roja i Zyrës së Punës në Shkodër (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013307809829712
array(1) { ["section"]=> string(129) "detaje-nga-vrasja-e-trefishte-ne-tirane-pasi-qelloi-vjehrrin-dhe-vjehrren-dhendri-u-hodh-nga-kangjellat-zbulohet-konflikti-148686" }