Detaje shokuese, ja si e fshehu fieraku vrasjen e gruas (Shalli që s’lejoi t’i preknin dhe Prokurori që zbuloi gjithçka)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:09 27-02-2018 Detaje shokuese, ja si e fshehu fieraku vrasjen e gruas (Shalli që s’lejoi t’i preknin dhe Prokurori që zbuloi gjithçka)

Zbardhet pas një viti se si autori Namik Velaj arriti të fshihte faktin që kishte vrarë të shoqen Verke Velaj në janar të vitin 2017 në Fier.

Policia ka zbuluar se si Namik Velaj vrau të shoqen Verke Velaj një vit më parë në Fier. Sipas raportimit, 74 vjeçarja është mbytur nga bashkëshorti me litar, i cili me pas ka thirrur mjekun e urgjencës, Ilir Tanku.

Ky i fundit nuk ka arritur të konstatojë shenja dhune në trupin e viktimës, duke dalë në përfundimin se Verke Velaj kishte vdekur nga shkaqe natyrale.

Velaj e ka mbuluar të shoqen me një shall dhe nuk ka lejuar asnjë nga të afërmit e saj të prekin shallin.

Prokurori  i çështjes Besnik Muçi, ka nxjerrë zbuluar autorin e ngjarjes.

Hetimet u rihapën pas dyshimeve të vëllezërve të viktimës, se e motra ishte vrarë nga i shoqi. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë rifilluar hetimet për një ngjarje të ndodhur në Janar të 2017 ku ka humbur jetën shtetasja V.V, vdekja e së cilës është trajtuar si vdekje natyrale.

Pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të meret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit:

-Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale "Shpërdorim i detyrës" dhe është dhënë masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" në Policinë Gjyqësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshimi i Ligjit për Ushqimin, ministria zhvillon takimin e parë me grupet e interesit (3 ‘PIKAT e NXEHTA’)
Surpriza e rrallë e motit, pas Tiranës borë edhe në Durrës (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.024084091186523
array(1) { ["section"]=> string(124) "detaje-shokuese-ja-si-e-fshehu-fieraku-vrasjen-e-gruas-shalli-qe-s-lejoi-t-i-preknin-dhe-prokurori-qe-zbuloi-gjithcka-111649" }