Detaje të forta nga shpërthimi me tritol në Shkodër, biznesmeni Lul Kulla mes 6 të plagosurve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:33 13-01-2018 Detaje të forta nga shpërthimi me tritol në Shkodër, biznesmeni Lul Kulla mes 6 të plagosurve

Detaje të forta nga shpërthimi me tritol që tronditi para pak minutash lagjen “Rus” në Shkodër ku raportohet se numri i të plagosurve ka shkuar në gjashtë, dy në gjendje të rëndë të cilët janë dërguar drejt Tiranës për kurim dhe katër të tjerë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se mes 6 personave të plagosur është edhe biznesmeni Lulzim Kulla, një person me precedentë të rrezikshëm kriminalë i cili dyshohet të ketë qenë edhe objektivi i sulmit ndonëse një gjë e tillë nuk konfirmohet ende zyrtarisht.

Aktualisht Lul Kulla, siç njihet nga të gjithë në Shkodër ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

KUSH ËSHTË LUL KULLA, ndërtuesi 43-vjeçar :

Kulla është arrestuar më datë 07. 06. 2006 pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat RENEA, shkruan newsbomb.al . 

Lulzim Adem Kulla, 43 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” të qytetit të Shkodrës u kap  në vitin 2016 me armë zjarri pistoletë TT ndërsa në banesë iu gjet një sasi e konsiderueshme municionesh. Ndaj Lulzim Kullës nisi edhe një hetim si i dyshuari kryesor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura kohë më parë.

SHPËRTHIMI ME  6 TË PLAGOSUR:

Një sasi tritoli është vendosur në lagjen Rus në Shkodër në një godinë dykatëshe. Për pasojë janë plagosur 6 persona, ka patur dëme materiale dhe ka mbetur gjithashtu i dëmtuar mjeti tip Fuoristradë me targa AA 444 CX, me pronar Lul Kullën. Në katin e parë të godinës janë bizneset në pronësi të ndërtuesit Kulla ndërsa në katin e dytë janë zyrat e pakicave serbe ndaj kjo ngre dyshime të forta për objektivin e vërtetë të ngjarjes kriminale.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01246190071106
array(1) { ["section"]=> string(99) "detaje-te-forta-nga-shperthimi-me-tritol-ne-shkoder-biznesmeni-lul-kulla-mes-6-te-plagosurve-106418" }