DETAJE TË REJA/ 2 atentate për 1 javë në hotel 'Voloreka', në 1 gusht u qëllua 3 herë drejt dhomës së djalit të pronarit, sot u zbrazën 100 plumba

Publikuar tek: barometri, më 08:12 09-08-2020 DETAJE TË REJA/ 2 atentate për 1 javë në hotel 'Voloreka', në 1 gusht u qëllua 3 herë drejt dhomës së djalit të pronarit, sot u zbrazën 100 plumba

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të hotel "Voloreka".

Sipas burimeve, autorët kanë qenë 2 persona, të cilët kanë qëlluar 100 herë me kallashnikov drejt parkingut të hotelit, ku 24 plumba kanë kapur makinën e pronarit Jetmir Muçllari.

Pronari ka konflikte të mëparshme, pasi në vitin 2013 është plagosur nga Edmond Fezollari, ndërkohë që mësohet se të shtëna drejt këtij hoteli ka patur edhe në 1 gusht të këtij viti.

Burimet thonë se në 1 gusht është qëlluar 3 herë në drejtim të dhomës së djalit të pronarit, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

LEXO EDHE: U qëllua drejt hotelit të tij, pronarin në vitin 2013 e kanë plagosur me armë zjarri (EMRAT)

LEXO EDHE: Të shtëna me armë zjarri në hotel 'Voloreka' në Tushemisht të Pogradecit, pronari ka patur konflikte të mëparshme (EMRI)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010928869247437
array(1) { ["section"]=> string(148) "detaje-te-reja-2-atentate-per-1-jave-ne-hotel-voloreka-ne-1-gusht-u-qellua-3-here-drejt-dhomes-se-djalit-te-pronarit-sot-u-zbrazen-100-plumba-216545" }