15 vjeçarja Blerta Pepa ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin privat '"Continental" në Tiranë pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Burime për ‘balkanweb’ bëjnë me dije se gjimazistja në shkollën “Andon Zako Çajupi” ka pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar t’i drejtohet spitalit.
Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe sipas të njëjtave burime, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 15-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sipas policisë, ditën e djeshme rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur shtetësja B. P., 15 vjeçe.
Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P.