Droga në pyllin e Novoselës
Të tjera detaje dalin në dritë nga rreth 1 ton drogë e kapur në Novoselë të Vlorës ditën e sotme.
Ndërsa saktësisht bëhet fjalë për 900 kg, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Droga u sinjalizua fillimisht nga banorët, ndërsa ishte hedhur në një gropë.
Dyshohet se nga frika e kontrolleve të policisë, poseduesit e drogës, pasi e kanë përpunuar, e kanë fshehur atë në pyll. Ndërsa vihet re se kanabisi është grirë për tu paketuar në formën e “çokollatës”, pasi kështu transportohej më mirë.