Detaje të reja nga ATENTATI i Çapjas, u qëllua me snajper me numra të fshirë nga kodrat e Krastës, autorët e lanë armën në makinën e vjedhur dhe i vunë flakën (E plotë)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 08-06-2020 Detaje të reja nga ATENTATI i Çapjas, u qëllua me snajper me numra të fshirë nga kodrat e Krastës, autorët e lanë armën në makinën e vjedhur dhe i vunë flakën (E plotë) Ardian Capja dhe makina e djegur e autoreve

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur kundrejt 55 vjeçarit Ardian Çapja në Elbasan, me snajper, nga pjesa e pasme e shtëpisë së tij.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Çapja është qëlluar në shpatull me snajper me numra të fshirë, teksa dilte nga shtëpia e tij, nga persona ende të paidentifikuar. Autorët kanë qëndruar pas shtëpisë te kodrat e Krastës dhe kanë pritur momentin që ai të dalë, për ta qëlluar më pas me snajper.

Mësohet se kjo armë është gjetur në makinën e braktisur nga autorët, të cilës i kishin vënë zjarrin, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret. Arma është gjendur pikërisht në bagazhin e makinës, dhe është një snajper me numra të fshirë. 

Sakaq bëhet me dije se makina që kanë përdorur autorët për atentatin është vjedhur në Fushë-Krujë, e cila më pas është denoncuar nga pronari. Mësohet se edhe targat e makinës janë të vjedhura po në Fushë Krujë.

Nga atentati që iu bë paraditen e sotme, i cili është i 3 për të, Çapja ka marrë një plumb në shpatull, më pas është rrëzuar në tokë, ku si pasojë ka pësuar dëmtime në kokë. Nga plagët që ka marrë ai ka pësuar shumë hemorragji dhe pak më parë ka mbërritur te Trauma në Tiranë i rrethuar nga forca të shumta policie, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet me dije se ai po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit.

Kujtojmë se i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur dhe një zjarrfikës që ka shkuar të fikë zjarrin që atentatorët i kishin vënë makinës së tyre. Si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe punonjësin e zjarrfikëses në këmbë.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/plumb-ne-shpatull-rrezohet-ne-toke-dhe-plagoset-ne-koke-ardian-capja-mberrin-te-trauma-pas-atentatit-forca-te-shumta-policie-rrethojne-spitalin-foto-209480

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/plumb-ne-shpatull-rrezohet-ne-toke-dhe-plagoset-ne-koke-ardian-capja-mberrin-te-trauma-pas-atentatit-forca-te-shumta-policie-rrethojne-spitalin-foto-209480

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PAZARI I LULIT DHE OFERTA E RAMËS!
Nga çmimi i biletës deri te përdorimi i maskave, Eltar Deda jep detaje për rifillimin e transportit publik »
Article Logic
Execution time: 0.013761043548584
array(1) { ["section"]=> string(163) "detaje-te-reja-nga-atentati-i-capjas-u-qellua-me-snajper-me-numra-te-fshire-pas-shtepise-autoret-e-lane-armen-ne-makinen-e-vjedhur-dhe-i-vune-flaken-e-plote-209486" }