Detaje të reja nga atentati në Durrës, i plagosur edhe kunati i Lul Berishës (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:05 20-06-2019 Detaje të reja nga atentati në Durrës, i plagosur edhe kunati i Lul Berishës (EMRI-FOTO)

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e sotëm në hyrje të Durrësit.

Mësohet se përveç Julian Meçes, është plagosur edhe shtetasi Plaurent Dervishaj.

Dervishaj ndodhej në të njëjtën makinë me Meçen ku ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, bëhet me dije se Dervishaj është kunati i Lul Berishës, ndërsa Meçja rezulton një emër i njohur, pasi është anëtar i bandës së Lulzim Berishës.

Meçja dhe Dervishaj u plagosën pranë autostradës në zonës e ish-Kënetës, te rreth rrotullimi në lagjen 14, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Të shtënat me armë kanë filluar nga rruga dytësore në Maminas dhe ka vijuar me shkëmbim zjarri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007159948348999
array(1) { ["section"]=> string(92) "detaje-te-reja-nga-atentati-ne-durres-i-plagosur-edhe-kunati-i-lul-berishes-emri-foto-169016" }