Detaje të reja nga atentati në Lezhë/ Autorët i hoqën targat makinës para se ta digjnin, por harruan në makinë një ARMË

Publikuar tek: aktualitet, më 18:47 01-12-2020 Detaje të reja nga atentati në Lezhë/ Autorët i hoqën targat makinës para se ta digjnin, por harruan në makinë një ARMË Foto nga vendngjarja ne Lezhe

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme pranë një lokali në aksin Lezhë-Milot, ku ka mbetur i palgosur biznesmeni 42 vjeçar Aleksandër Deda, i cili është nisur me urgjencë në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Vetëm pak çaste pas atentatit, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Pllanë, dhe dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Mësohet se autorët para se ta digjnin i kanë hequr target mjetit, por brenda kanë harruar “provën” që mund t’i zbulojë.

Bëhet fjalë për një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur për të qëlluar ndaj 42 vjeçarit, ndaj kjo është “pika kyçe” ku policia do të bazohet për të identifikuar dhe kapur autorët.

"Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", bën me dije policia.

I plagosuri Aleksander Deda:

fggj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Olta Xhaçka fushatë me helikoper’, reagon FA: Përbaltja e papranueshme! Ministrja e përdori 4 herë për arsye pune, s’ka shpërdorim fondesh
Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00, pritet vendimi i radhës nga Komiteti i Ekspertëve »
Article Logic
Execution time: 0.012611865997314
array(1) { ["section"]=> string(124) "detaje-te-reja-nga-atentati-ne-lezhe-autoret-i-hoqen-targat-makines-para-se-ta-digjnin-por-harruan-ne-makine-nje-arme-229806" }