DETAJE TË REJA nga dhunimi prokurorit në Vlorë, autori e goditi me kokë (Sherri në zyrë)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:09 04-03-2018 DETAJE TË REJA nga dhunimi prokurorit në Vlorë, autori e goditi me kokë (Sherri në zyrë)

Detaje të reja dalin në dritë nga dhunimi i prokurorit në Vlorë, Kledian Llaho. Mësohet se ky i fundit është goditur me kokë nga një qytetar vlonjat i identifikuar si Viktor Sherifaj.

Llaho e kishte thirrur në zyrë Sherifajn për ta njohur me vendimin e pushimit të kallëzimit penal që ky i fundit kishte bërë disa muaj më parë.

Sakaq, çështja kishte të bënte për një pronë që Sherifaj pretendonte se ishte përfituar me dokumenta false dhe kishte marrë po ashtu edhe kompensim nga shteti. Prokurori Llaho ka ndjekur çështjen dhe pas shumë hetimesh rezultoi se kjo nuk kishte të bënte me vepër penale.

Me këtë vendim nuk ka qenë dakord Sherifaj i cili ka filluar të bërtasë në zyrën e prokurorit duke e goditur atë më pas me kokë, pasi prokurori i kishte thënë se do të njoftonte policinë. Llaho u lëndua në hundë. Ndërsa menjëherë në vendgjarja ka ardhur policia e cila bëri të mundur arrestimin e Viktor Sherifajt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « URDHRI I RI, nuk lejohet regjistrimi i fëmijëve në kopshte dhe shkolla nëse...
Fluturonte në autostradë me 212 km/orë, policia kap të riun nga Tirana me “Benzin” luksoz »
Article Logic
Execution time: 0.011132955551147
array(1) { ["section"]=> string(92) "detaje-te-reja-nga-dhunimi-prokurorit-ne-vlore-autori-e-goditi-me-koke-sherri-ne-zyre-112138" }