Detaje të reja nga ekzekutimi i 46-vjeçarit në Shkodër, 2 persona me motor vranë Ridvan Ramazanin, 'karburanti tradhton policinë'

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 28-11-2020 Detaje të reja nga ekzekutimi i 46-vjeçarit në Shkodër, 2 persona me motor vranë Ridvan Ramazanin, 'karburanti tradhton policinë' Foto nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Dajç, Shkodër, ku u ekzekutua Ridvan Ramazani (Hyseni) 46-vjeç, i cili njihej edhe si i “forti” i Shkodrës.

Dyshohet se kanë qenë dy persona ata që kanë ekzekutuar Ramazanin, të cilët më pas janë larguar me motor.

Bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur rreth 20 gëzhoja kallashnikovi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në afërsi të një pike karburanti. Por ajo që e bën akoma më të vështirë identifikimin e autorëve është se kamerat e karburanit nuk janë funksionale.

Mësohet se është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje punëtori i karburantit.

Sakaq, policia po heton mbi pistën hakmarrjs, pasi Ramazani ka patur konflikte me Edmir Koçian, i ekzekutuar në 28 nëntor në vitin 2012, ndërsa njihej edhe si një nga personat e “fortë” të Shkodrës.

Edmir Koçia, në atë kohë 38 vjeç u ekzekutua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”.

Autorët e krimit pasi e qëlluan për vdekje Koçian, qëlluan edhe 2 herë në ajër, për të dhënë mesazhin se gjakmarrja u arrit.

Edmir Koçia ka qenë person me precedent penal, i dyshuar për vrasjen e Shkëlqim Cafit dhe Astrit Meshunit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I veshur kuq e zi, publikohen në ditën e lindjes FOTOT e rralla të komandantit Adem Jashari, me pistoletë dhe kallashnikov në dorë
Bindi KPK për burimin e pasurisë për apartamentin, vettingu konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Tiranës, Arben Qosja »
Article Logic
Execution time: 0.010601997375488
array(1) { ["section"]=> string(142) "detaje-te-reja-nga-ekzekutimi-i-46-vjecarit-ne-shkoder-2-persona-me-motor-vrane-ridvan-ramazanin-kamerat-e-karburantit-nuk-funksiononin-229442" }