Prokuroria ka zbardhur lëvizjet e grekut Efthymiou Efthymious, i cili e ekzekutoi 42-vjeçarin Devi Kasmi poshtë banesës së tij. Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se greku është arratisur pas vrasjes me një furgon të bardhë.
Sakaq, thuhet se furgoni është blerë nga Elton Halipaj në Fushë-Krujë 42000 euro dhe se lekët i ka paguar Dinellari.
Ndërsa ky i fundit mësohet të ketë thënë se e mori grekun në furgon, por nuk dinte asgjë për vrasjen.
Devi Kasmi u vra poshtë banesë së tij më 29 janar nga shtetasi grek, i cili nga hetimet rezulton vrasës me pagesë. Dyshohet se ekzekutimi i 42-vjeçarit u bë për shkak të prishjeve të pazareve të drogës.
Ndërsa, të hënën pritet që të jepen masat e sigurisë për të arrestuarit.