Detaje të reja nga masakra në Sri Lanka, shkon në 215 numri i viktimave

Publikuar tek: bota, më 20:11 21-04-2019 Detaje të reja nga masakra në Sri Lanka, shkon në 215 numri i viktimave Shperthimet ne qendrat e Colombos, Sri Lanka

Sulmi terrorist ditën e Pashkëve në Sri Lanka paraditen e sotme, ka sjellur sipas mediave deri tani  215 të vdekur, 625 të plagosur, ndërkohë që numri i të vdekurve pritet të rritet dhe mendohet se ka ende viktima të pakonfirmuara të shtetësisë hollandeze, pakistaneze dhe belgase.

Tre shpërthime në Kochikade, Negombo dhe Batticaloa u shënuan gjatë shërbimeve të Pashkëve në meshën e të dielës së Pashkëve.

Zonat e populluara me turistë në kryeqytetin sri lankas, Colombo, si Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, u goditën gjithashtu.

Pas 8 bombardimeve, autoritetet sri lankeze kanë arrestuar deri më tani 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë në aktet terroriste.

Shumë turistë të huaj gjetën vdekjen, përfshirë edhe disa shtetas amerikaë. Deri më tani bilanci ëhtë : 2 shtetas amerikan të vdekur, 3 shtetas britanik, 3 shtetas danez, 1 shtetas portugez, 2 shtetas kinez, 2 shtetas turq dhe3 shtetas indian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035626173019409
array(1) { ["section"]=> string(77) "detaje-te-reja-nga-masakra-ne-sri-lanka-shkon-ne-215-numri-i-viktimave-161315" }