Detaje të reja nga ngjarja HORROR në Greqi, pasi vrau pronarin, 20-vjeçari shqiptar doli për KAFE (Deklarata në polici)

Publikuar tek: rajon, më 14:07 01-12-2020 Detaje të reja nga ngjarja HORROR në Greqi, pasi vrau pronarin, 20-vjeçari shqiptar doli për KAFE (Deklarata në polici) Viktima dhe hoteli ku ndodhi ngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në ishullin e Santorinit, ku një 20 vjeçar shqiptar vrau pronarin pasi nuk i kishte dhënë 200 euro.

Mediat greke bëjnë me dije se 20-vjeçari jetonte me 2 shqiptarë të tjerë në shtëpi dhe se pas disa orësh në komisariat ka pranuar të gjithë ngjarjen dhe ka rrëfyer detajet rrënqethëse.

Mësohet se i riu pas krimit makabër ka shkuar tek një shok i tij, ka ndërruar rrobat të cilat i kishte të lyera në gjak dhe më pas kishte dal për kafe, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ai ka treguar se ishte kthyr sërish në vendngjarjen ku ndodhi krimi, pasi kishte marrë telefonin e viktimës dhe e kishte hedhur në det.

"Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy here, punoj dhe i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Pronari i hotelit më kishte borxh 200 euro. Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk mi dha. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi. I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë, pa ndjenja, " i tha i riu shqiptar policisë.

Ndër të tjera mediat greke shkruajnë se shqiptari e ka qëlluar me grushta pronarin Nikos Halaris 69 vjeç, më pas i riu ka lyer me vodka trupin e 69-vjeçarit dhe i ka vënë flakën.

Shqiptari është kapur disa herë në të kaluarën pasi kishte hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme pa letra nga Kakavija. Dy herë në tetor 2017, më pas në 27, 19 maj në Santorini. Në mars, pak para se të fillonte karantina e parë për koronavirusin , ai u kthye.

Screenshot_12.pngScreenshot_13.pngScreenshot_14.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendosja e shtatores së Skënderbeut në Prizren, politikanët kosovarë: Tallje dhe përdhosje me figurën e heroit tonë, të rimodelohet
Kosova regjistron SHIFRA TË LARTA infektimesh, 10 viktima nga Covid-19 në 24 orë »
Article Logic
Execution time: 0.012953042984009
array(1) { ["section"]=> string(122) "detaje-te-reja-nga-ngjarja-horror-ne-greqi-pasi-vrau-pronarin-20-vjecari-shqiptar-doli-per-kafe-deklarata-ne-polici-229778" }