DETAJE TË REJA nga ngjarja në Shkodër, kush është i plagosuri që po lufton me vdekjen

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 31-07-2017 DETAJE TË REJA nga ngjarja në Shkodër, kush është i plagosuri që po lufton me vdekjen

Sërish tronditet Shkodra ditën e sotme, pas aksidenteve, mbytjeve, shpërthimeve dhe atentateve gjatë ditëve të fundit.

Fillimisht u raportua për plagosjen e një 25 vjeçari, por Newsbomb.al mëson se është 50-vjeçari Mhill Pali, i cili ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në Dukagjin. Policia po merret me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit, shkruan newsbomb.al. 

Shkodër Informacion Paraprak:

Më datë 31.07.2017, ora 12 :30, kemi marrë njoftim se në vendin e quajtur Fushë Cukal Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës se ka të shtëna me armë zjarri.

Nga informacionet e para bëhet me dije se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Mhill Pali , 50 vjeç banues në fshatin Fushë Cukal i cili po dergohet në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është në gjendje të rëndë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë nisur për ne vendngjarje sëbashku me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

 Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po behet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016135931015015
array(1) { ["section"]=> string(90) "detaje-te-reja-nga-ngjarja-ne-shkoder-kush-eshte-i-plagosuri-qe-po-lufton-me-vdekjen-87887" }